Jarni: Real – Juventus, ky ekip do të shkojë në finale
Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madridit, Robert Jarni beson se skuadra spanjolle do të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport
Ish mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madridit, Robert Jarni beson se skuadra spanjolle e pagoi çmimin për paraqitjen e “zbehtë” në ndeshjen e parë.
Por, ai pret që Los Blancos të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve.
Reali u mposht 2:1 në Juventus Stadium, mirëpo Jarni pret që skuadra e Carlo Ancelottit të përmbys rezultatin dhe të kualifikohet në finalen e Berlinit.
“Kam mbetur i befasuar për të keq nga paraqitja e Realit në pjesën e parë, edhe në të dytën”, deklaroi ai për “Goal”. “Por, prapë besoj se Real ka rreth 55 për qind të mundësisë së kualifikimit”, u shpreh Jarni.