Januzaj kundër Arsenalit

Adnan Januzaj pritet të bëjë paraqitjen e parë si titullar në Premierligë pas gati një muaji, derisa Manchester United viziton sonte Arsenalin. Ylli kosovar luajti në formacionin bazë në humbjen 3:1 ndaj Chelseas por është në garë me Ashley Young për një vend në njëmbëdhjetëshen e parë, shkruan Mirror. Phil Jones dhe Marouane Fellaini do…

Sport

12/02/2014 11:08

Adnan Januzaj pritet të bëjë paraqitjen e parë si titullar në Premierligë pas gati një muaji, derisa Manchester United viziton sonte Arsenalin.

Ylli kosovar luajti në formacionin bazë në humbjen 3:1 ndaj Chelseas por është në garë me Ashley Young për një vend në njëmbëdhjetëshen e parë, shkruan Mirror.

Phil Jones dhe Marouane Fellaini do të mungojnë për shkak të lëndimeve. Jones nuk luajti në barazimin 2:2 me Fulhamin të dielën, kurse Fellaini ende nuk është rikuperuar nga një dëmtim në ijë të cilin e pësoi javën e kaluar.

Nemanja Vidic dhe Chris Smalling pritet të vazhdojnë të paraqiten në qendër të mbrojtjes tek skuadra e David Moyes.

Juan Mata, Wayne Rooney dhe Robin van Persie, po ashtu do të jenë titullarë, derisa Moyes synon të dëshmoj që skuadra është edhe fuqi që meriton respekt.