Januzaj, futbollisti më i mirë i Majit

Adnan Januzaj e ka mbyllur sezonin në Premierligë në mënyrën të shkëlqyeshme duke u shpallur futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit për muajin maj, dhe për herë të tretë gjatë edicionit të fundit.

Sport

23/05/2014 21:11

Tifozët e Manchester Unitedit nga anembanë bota kanë votuar Adnan Januzajn si futbollistin më të mirë të muajit, për herë të tretë në sezon, duke e vulosur një përfundim të mrekullueshëm në edicionin debutues të 19-vjeçarit.

Januzaj bëri tri paraqitje në maj, kundër Sunderlandit, Hull Cityt dhe Southamptonit, duke u lavdëruar nga menaxheri i përkohshëm Ryan Giggs.

Januzaj mblodhi 53 përqind të votave në ManUtd.com, në gjashtë gjuhët e uebfaqes, duke dalë i pari para të kandiduarve të tjerë, Juan Mata dhe Nemanja Vidic.

Suksesi i këtij muaji e ngrit Januzajn në kuotë të barabarte me tri qmimet e fituara nga sulmuesi Wayne Rooney më 2013/14, dhe mbi Matan me dy sosh.

Robin van Persie dhe David De Gea morën nga një.