Januzaj falënderon Giggsin

Talenti i Manchester United, kosovari Adnan Januzaj ka falënderuar legjendën e skuadrës së tij, Ryan Giggsin duke shtuar se ndihet krenar që është duke bartur fanellën me numrin 11.

Sport

28/10/2014 17:27

Januzaj ka thënë se ka mësuar shumë nga Giggsi të cilin e ka falënderuar për këtë gjë, duke shtuar se ai ndihet krenar që është duke bartur fanellën me numrin 11.

“Giggsi më ka ndihmuar shumë, ai është sikurse një kumbar për mua. Ai më ka thënë mua që të stërvitem shumë në fushat e stërvitjeve”.

“Unë kam mësuar shumë nga ai, ndërsa eksperienca që kam marrë ishte e shkëlqyer. Ai ishte një lojtar shumë i mirë dhe është favoriti im i të gjitha kohërave te Manchester United”.

“Unë ndihem krenar që jam duke bartur fanellën me numrin 11. Një vendim i tillë ishte shumë i lehtë për mua”, përfundoi Januzaj deklaratën e tij për faqen zyrtare të Manchesterit.