Januzaj afër transferimit atje ku nuk e ka pritur askush

Adnan Januzaj mund të transferohet në Galatasaray.

Sport

04/06/2016 23:41

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Turqia, gjiganti verdhekuq është shumë i interesuar për kosovarin.

Nuk bëhet e ditur nëse negociatat mes klubeve kanë filluar, mirëpo Januzaj e ka mirëpritur interesimin e Galatasarayt, pasi që po e mendon largimin nga Unitedi, përcjellë “Lajmi.net”.

Vendimin për largimin nga “Old Trafford”, Januzaj e ka marrë pasi që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Jose Mourinho.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.