Janë zgjedhje historike

Ambasadorja Jacobson thotë se në këto zgjedhje janë një mundësi për popullin, për të zgjedhur njerëzit që mendon se do t’i çojë përpara.

Lajme

25/10/2013 10:45

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, deklaroi sot se zgjedhjet lokale në Kosovë kanë rëndësi historike,  pasi ato për herë të parë do të organizohen në të gjithë territorin e vendit.

Jacobson tha për Radion ‘Kontakt Plus’ në Mitrovicë se këto zgjedhje janë një mundësi për popullin, për të zgjedhur njerëzit që mendon se do t’i çojë përpara.

“Ky është rasti më i mirë që të gjithë të shprehin mendimin e tyre, të ngrenë zërin e tyre”.

“Njerëzit mund të vendosin që të mos votojnë, por me këtë u ofrojnë mundësi të tjerëve që të përdorin votën e tyre”.