“Janë shëndosh e mirë” – Gjenden katër motoristët e humbur në Shtërpcë
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë. Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit. Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të…

Lajme
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar se katër motoristët që u zhdukën në Shtërpcë janë gjetur shëndosh e mirë.
Me të marrë lajmin për zhdukjen e katër motoristëve nga Suhareka, Muharremaj iu bashkëngjit policisë në malet e Shtërpcës, për të ndjekur nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit.
Katër motoristët u gjeten në pjesën malore të quajtur Rrokopeq, pranë fshatit Maçitevë të Suharekës.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, dhe për gjetjen e tyre ishin angazhuar njësitet policore dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.