Janë rrahur mes vete pesë persona në Shirokë të Suharekës, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore
Pesë persona janë rrahur mes vete në Shirokë të Suharekës. Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregull. “Shirokë, Suharekë/ 18.03.2025-11:00. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku…

Lajme
Pesë persona janë rrahur mes vete në Shirokë të Suharekës.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregull.
“Shirokë, Suharekë/ 18.03.2025-11:00. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/