Janë në të njëjtin label, kështu e konsideron Kiden reperi Fero

Reperi nga radhët e ‘On Records’ Fero ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘Mirage’, prodhim i lajmi.net.

ShowBiz

04/12/2017 10:44

Në intervistën e tij, Fero zbuloi detaje rreth projektit të tij të fundit “A pe din qysh”, si dhe foli për raportet me reperët e tjerë.

Madje, ai tregoi edhe nëse  e ka marrë  si “diss” projektin e dyshes Agon Amiga dhe Cozman “Shih ti kishe”.

E kur jemi tek raportet, reperi u pyet se çfarë raporti ka me Kiden e cila është në të njëjtin label sikurse Fero, me këtë rast ai dha një përgjigje interesante.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 8:37 dhe mësoni se si e konsideron Kiden, Fero. /Lajmi.net/

YouTube player