“Janë dhjetëra zyrtarë të gatshëm të dëshmojnë për krimet e Faton Pecit” – Çka po ndodh në Ministrinë e Bujqësisë?
Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj ka reaguar ne lidhje me bastisjet e fundit nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci. Mehmetaj thotë se kësaj here do të jetë ndryshe për Pecin, pasi bastisja e fundit e Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistomi i…

Lajme
Gazetari kosovar, Lirim Mehmetaj ka reaguar ne lidhje me bastisjet e fundit nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci.
Mehmetaj thotë se kësaj here do të jetë ndryshe për Pecin, pasi bastisja e fundit e Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistomi i Faton Pecit do të prodhojë rezultat konkret.
Sipas tij afera është krejt publikisht e dokumentuar në çdo detaj dhe se janë dhjetëra zyrtarë të gatshëm të dëshmojnë për krimet e Faton Pecit në ministri.
Postimi i plotë i Mehmetajt:
“Pse këtë herë është ndryshe për Faton Pecin…
Ndryshe nga herat e tjera, bastisja e fundit e Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë dhe intervistomi i Faton Pecit do të prodhojë rezultat konkret.
Kjo sepse, afera është krejt publikisht e dokumentuar në çdo detaj.
Sepse, prokurori që e ka marrë këtë thuhet se është edhe profesionist edhe i dinjitetshëm e me integritet.
Sepse, janë dhjetëra zyrtarë të gatshëm të dëshmojnë për krimet e Faton Pecit në ministri.
Sepse, fillimi i hetimit për këtë rast është vetëm porta hyrëse në botën plotë krime të njërit nga ministrat më abuzues që ka njohur Republika e Kosovës”./Lajmi.net/