James Rodriguez në radarin e Juventusit

E ardhmja e James Rodriguez është ende në ajër.

Merkato

30/10/2018 10:53

James Rodriguez është i huazuar për dy sezone te Bayern Munich nga Real Madridi, por që në janar do ta diskutojë të ardhmen e tij.

Sipas ‘Sport Bild’, Juventusi dëshiron që ta transferoj kolumbianin, përcjell “lajmi.net”.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të Real Madridit dhe Bayern Munchenit, atëherë ‘Zonja e Vjetër’ do të hidhet në sulm për shërbimet e tij.

James Rodriguez nuk e dëshiron rikthimin te skuadra spanjolle, andaj bavarezët dhe torinasit janë në garë për të. /Lajmi.net/