James frikëson kundërshtarët

Lojtari i Real Madridit, James Rodriguez ka ‘frikësuar’ kundërshtarët e tij, duke thënë se ai ka ende shumë gjëra për të dhënë me fanellën e Los Blancos.

Sport

15/09/2014 22:28

James është duke u kritikuar shumë për formën e dobët të tij në këto ndeshjet e para me fanellën e Los Blancos. Sidoqoftë, ai ka thënë se ka shumë gjëra tjera për të treguar në të ardhmen.

“Unë nuk jam plotësisht i gatshëm. Unë dua të punoj shumë në stërvitje. Jam duke filluar diçka të re me një grup të ri, kështu që është normale të mos jem në formë”.

“Jam duke bërë një progres të madh si në anën fizike ashtu edhe në atë psiqike”.

“Unë dua të luaj për këtë skuadër, pasi kjo ka qenë çdo herë ëndrra ime. Jam shumë i lumtur që jam me këtë fanellë. Unë ende nuk e kam dhënë më të mirën time”, tha James.