James: Dështuam sepse nuk kishim fat
Superylli i Real Madridit, James Rodriguez ka thënë se skuadra e tij nuk kishte fat në këtë sezon, dhe për këtë arsye dështoi të fitojë ndonjë trofe.
Sport
James Rodriguez ka thënë se Reali nuk kishte fat në këtë sezon, dhe kështu nuk arriti të fitojë asnjë trofe.
“Unë jam i lumtur me vitin tim të parë”, tha James për faqen zyrtare të skuadrës.
“Unë kam dëshiruar trofe, dhe ne ishim afër La Ligas dhe Ligës së Kampionëve, por unë mendoj se fati nuk ishte në anën tonë”, përfundoi kolumbiani.