“Jam Marko nga Tropoja”, tragjedi në familjen e aktorit të njohur, i vdes e ëma një ditë para ditëlindjes

Nëna e Liam Neeson Katherine ‘Kitty' Neeson, ndërroi jetë të shtunën, një ditë para se vetë aktori të mbushte 67 vjeç.

ShowBiz

08/06/2020 15:28

Lajmi për vdekjen e Kitty u njoftua në Kishën All Saints në Ballymena, Irlandë Veriore, e cila u transmetua në Facebook të shtunën, dhe u zbulua se ish-kuzhinierja i kishte mbushur të 90-tat

Shërbimi fetar u transmetua në internet, për të lejuar që adhuruesit të merrnin pjesë në përputhje me masat e distancimit shoqëror dhe të bllokimit të koronavirusit.

Prifti Paddy Delargy, drejtoi shërbimin ku ai njoftoi vdekjen e nënës së dashur të Liamit gjatë një ftese për lutje.

Prifti u lut:

Ne lutemi për ata që vdiqën kohët e fundit … dhe Kitty Neeson.

Kitty u martua me kujdestarin e shkollës, Bernard ‘Barney’ Neeson dhe ata patën katër fëmijë; djali Liam dhe vajzat Elizabeth, Bernadette dhe Rosaleen.