“Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, PSD me aksion në Merdarë, pengohet nga policia e Kosovës

Vendimi i fundit i qeverisë për heqjen e kufizimeve në Merdarë, për mallrat që vijnë nga shteti serb, ka ngjallur një sërë reagimesh. I fundit ishte ai i Partisë Social Demokrate, të cilët krijuan një pankartë me fotografinë e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me një mbishkrim që thotë “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”,…

Lajme

09/10/2024 13:55

Vendimi i fundit i qeverisë për heqjen e kufizimeve në Merdarë, për mallrat që vijnë nga shteti serb, ka ngjallur një sërë reagimesh.

I fundit ishte ai i Partisë Social Demokrate, të cilët krijuan një pankartë me fotografinë e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me një mbishkrim që thotë “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, e që qëllimi ishin ta vendosin në rrethojat te pika kufitare në Merdarë.

Mirëpo aksioni i partisë opozitare u pengua nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë kërkuar nga PSD që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate.

Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimin në Merdarë për mallrat nga Serbia./Lajmi.net