“Jam 100 përqind bio”, Enca Haxhia flet për ndërhyrjet estetike

Enca është njëra ndër këngëtaret më të komentuara të estradës shqiptare.

ShowBiz

05/07/2022 21:02

Ajo komentohet shumë për postimet provokuese që ajo bën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo i’u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në ‘Instagram’.

Shumë prej tyre parashtruan pyetje për të në lidhje me jetën e saj private por edhe profesionale, e disa prej të cilave ajo iu dha përgjigje pa hezitim.

Mes të tjerash, një nga fansat nuk hezitoi ta pyeste nëse këngëtarja ka të kryer ndonjë ndërhyrje estetike në trupin e saj.

“100 për qind natyrale, asgjë kundër”, ishte përgjigja e këngëtares./Lajmi.net/