Jakup Krasniqi: PDK u uzurpua për interesa personale

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë se PDK ishte e uzurpuar nga persona që e përdornin atë si trampolinë për interesa personale. Ai thotë se në PDK ka kontribuar si askush tjetër në atë parti. Thotë se tash do të vazhdojë rrugën e idealizmit të parimësisë.

Lajme

05/03/2014 09:26

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se PDK as nuk është ndarë e as larguar. Ai thotë se PDK është e uzurpuar andaj nuk ka gjetur zgjidhje tjetër por të dal dhe të formojë një parti të re.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Zëri”, Krasniqi ka thënë se shumëkush ka pritur që ndarja e tij nga PDK nuk do të ishte kaq “e urtë” dhe demokratike.

“PDK’ja është uzurpuar nga ata që për vite e kanë përdorur si trampolinë për interesa tepër personale”.

“Jam larguar, atëherë kur më janë mbyllur të gjitha rrugët e një komunikim normal demokratik, atëherë kur vullneti i zgjedhësve të partisë është tjetërsuar”.

As nuk u ndamë as nuk u larguam, ajo u uzurpua siç thamë më lartë. Në çdo sferë te jëtës përveç në politikë një veprim i tillë do të ishte lëndë për gjyqësorin”.

“E di, shumëkush ka pritur një ndarje tjetër e jo këtë ndarje të urtë e demokratike, por ne, pa hezituar zgjodhëm të ecim nëpër një rrugë tjetër, rrugën e një subjekti të ri për ndryshime të reja, me një besim për shtetin e së drejtës. Kjo është një tjetër dyshim se ne politikën nuk e shohim si të vetmin mjet të një lufte për jetë a vdekje”.

Jakup Krasniqi thotë pa modesti se ai ka kontribuar në PDK si askush tjetër. Ai thotë se tashmë me Nismën për Kosovën do të vazhdojë idealizimin e parimësisë.

“Tani e them pa modesti, në PDK askush e më askush, nuk ka investuar pa hile sa unë Jakup Krasniqi. Jam i bindur se më shumë i kam dhënë asaj, sesa që më ka dhënë ajo”.

“Unë po them se po fillon një epokë e re poltike. Në politikë po e vazhdojë idealizmin e parimësinë me të cilat jam udhëheuqr në gjithë jetën time politike”, tha për “Zëri”, Jakup Krasniqi