Jake Paul nuk dorëzohet – pas humbjes nga Joshua, rikthehet në ring këtë vit
YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Anthony Joshuas. Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP). Bidarian foli për të ardhmen e Paul…
Sport
YouTuberi dhe boksieri Jake Paul planifikon të rikthehet në ring në vitin 2026 dhe të garojë përsëri në divizionin e peshave ‘cruiserweight’ pas një humbjeje të vështirë ndaj Anthony Joshuas.
Ky informacion u konfirmua nga Nakisa Bidarian, bashkëthemelues i kompanisë së tij të promocionit Most Valuable Promotions (MVP).
Bidarian foli për të ardhmen e Paul gjatë njoftimit të ngjarjes së parë të organizuar nga MVP në Britaninë e Madhe, ku ndeshjet kryesore të mbrëmjes do të jenë Caroline Dubois kundër Terri Harper dhe Ellie Scotney kundër Mayella Flores.
Ai theksoi se Paul mbetet një figurë kyçe për rritjen e kompanisë, pavarësisht humbjes ndaj ish-kampionit të botës në peshat e rënda.
Kujtojmë që Paul u mund nga Joshua, pasi boksieri britanik i peshave të rënda pranoi ndeshjen me një njoftim të shkurtër. Ishte humbja e parë e Paul në divizionin e peshave të rënda.
Pas ndeshjes, u bë e ditur se Joshua i kishte thyer nofullën në dy vende Paulit, i cili megjithatë nuk dorëzohet dhe planifikon të rikthehet përsëri në ring.