Jahjaga: Qytetarët kaluan sprovën demokratike
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka përshëndetur procesin e Zgjedhjeve Parlamentare.
Lajme
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Jahjaga ka vlerësuar se me këto zgjedhje qytetarët kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit.
“Të dëshmojmë të njëjtin përcaktim dhe të kontribuojmë në përmbylljen e këtij procesi demokratik, qenësor për të ardhmen e vendit tonë”.
“Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tonë”.
“Përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kontributin për mbarëvajtjen demokratike të tyre”.