Jahjaga: Populli kosovar krenar për miqësinë me Amerikën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pranuar edhe njëherë se populli kosovar është krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme
Këta deklarim ajo e bëri gjatë ceremonisë së betimit të grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, duke iu shprehur këtyre te fundit mirëseardhje në Kosovë.
Ajo po ashtu e ka përgëzuar grupin e parë të vullnetarëve që treguan gjatë këtyre muajve se miqësia e dy popujve është miqësi e sinqertë.
“Vullnetarët e grupit të parë punuan me devotshmëri në tërë Kosovën, me komunitetin ku shërbyen dhe ofruan një dritare për kulturën amerikane. U vërtetuan se vlerat të cilat të dy popujt tanë i kultivojnë me krenari janë vlera të përbashkëta. Ju ishit ambasadorët më të mirë të shtetit tuaj”, tha në fjalimin e saj presidentja, raporton lajmi.net.
Korpusi i Paqes këtu në Kosovë është një program i rëndësishëm për fuqizimin e miqësisë së përjetshme të popujve tanë dhe në mes të dy shteteve tona.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, iu është drejtuar Korpusit të Paqes duke thënë se këta vullnetarë do të prezantojnë paqen mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ai gjithashtu shtoi se SHBA ka për qëllim që të jetë miku më i ngushtë i Kosovës dhe për këtë është duke punuar çdo ditë.
Kurse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Barjami shprehi mirëseardhje dhe i falënderoi ata për punën që do të bëjnë në Kosovë duke shpresuar se qëndrimi dy vjeçar i këtyre vullnetarë të bëhet faktorë itransformimit modern të të rinjve kosovar.