Jahjaga: Njohja e statusit të viktimave seksuale të luftës të bëhet tani

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Lajme

19/06/2017 12:24

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se kjo duhet të bëhet tani sepse nuk bën të lejohen vonesa të tjera.

Ky është shkrimi i plotë i Jahjagës:

Sot mora pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Theksova se, pavarësisht pengesave që ka pasur në të kaluarën, procesi i njohjes së statusit dhe verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është në rrugë të duhur.

Tani, nuk bën të lejojmë vonesa të tjera. Çdo vonesë e mëtejmë do të riviktimizonte e do të ritraumatizonte viktimat. /Lajmi.net/