Jahjaga në Forumin Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me ftesë të mbretit Abdullah të Jordanisë, po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, që po i zhvillon punimet në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë.

Lajme

22/05/2015 16:42

Në Forum po marrin pjesë një numër i madh i udhëheqësve të vendeve të ndryshme te rajonit të Lindjes së Mesme e të Afrikës Veriore, dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, njofton zyra për komunikim me publikun e presidentes.

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, presidentja Jahjaga do të zhvillojë edhe takime me mbretin Abdullah dhe me udhëheqës te tjerë të vendeve të ndryshme. ( lajmi.net )