Jahjaga fshehë takimin me presidentin e Palestinës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër te Forumit Ekonomik që është mbajtur ne Jordani, krahas shumë liderëve botërorë ka takuar edhe presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.

Lajme
Kështu, Jahjaga bëhet përfaqësuesja e parë kosovare që takon një politikan palestinez.
Sipas agjencisë së lajmeve “Saudi Press Agency” Jahjaga dhe Abbas kanë biseduar për zhvillimet ne Palestinë dhe për tema me interes të përbashkët, transmeton Telegrafi.
Më vonë, duket se presidentja Jahjaga është bërë pishman. Zyra për Informim e Presidentes ka fshehur nga opinioni këtë takim, duke mos e përmendur në asnjë nga komunikatat që kanë lëshuar lidhur me këtë ngjarje.