Jahjaga dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive afariste sllovene

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon aktet e dhunës ndaj pronës së kompanive afariste sllovene duke i vlerësuar të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë demokratike.

Lajme

18/06/2015 19:11

Jahjaga thekson se aktet e dhunshme të drejtuara ndaj pronës së kompanive sllovene, pavarësisht nga motivet, janë veprime vandale dhe cenojnë lirinë.

“Veprimet vandale të drejtuara ndaj pronës pengojnë zhvillimin demokratik të vendit, dëmtojnë imazhin dhe kredibilitetin e tij dhe pengojnë gjithashtu edhe bërjen e biznesit në vend. Marrëdhëniet e Kosovës me shtetet e tjera ndërtohen me mirëbesim dhe veprimet e Kosovës gjithnjë do të jenë në mbështetje të akteve, normave dhe ligjeve ndërkombëtare”, thotë ajo.

Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ruajnë maturinë dhe kërkon nga organet e rendit që të kapin autorët e akteve të dhunës dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë.