Jahaj: Në zgjedhjet lokale nuk e di pse voton diaspora, aty vendoset për rrugë e kanalizime

Analisti Kastriot Jahaj ka folur për rolin e votës së diasporës në zgjedhjet lokale, duke thënë se deri vonë ndikimi i saj është konsideruar i vogël, por tani pritet që në disa komuna të ketë efekt të dukshëm. Jahaj ngriti gjithashtu dilemën lidhur me ndikimin të diasporës në zgjedhjet lokale, duke theksuar se megjithëse është…

Lajme

18/09/2025 23:44

Analisti Kastriot Jahaj ka folur për rolin e votës së diasporës në zgjedhjet lokale, duke thënë se deri vonë ndikimi i saj është konsideruar i vogël, por tani pritet që në disa komuna të ketë efekt të dukshëm.

Jahaj ngriti gjithashtu dilemën lidhur me ndikimin të diasporës në zgjedhjet lokale, duke theksuar se megjithëse është e natyrshme që ata kanë prona dhe shtëpi në Kosovë, mbetet diskutabile nëse është e rregullt që me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen lokale të një komune.

“Ndikimin deri vonë e kam parë të vogël. Mirëpo tash mendoj që në disa komuna ka me pas ndikim vota e diasporës. Sidomos, prapë po them është një problem me votat e diasporës se pothuajse se gjysma shpallen të pavlefshme. Mirëpo, a është në rregull, krejt jemi okej që diaspora kanë prona e shtëpi në Kosovë, mirëpo a është në rregull që edhe në zgjedhje lokale me pas kësi ndikimi që ta ndërrojnë qeverisjen e një komune të caktuar”.