Jacobson: Koalicionin nuk ë bëra unë
Ambasadorja Tracy Ann Jacobson, këmbëngul se nuk është përzier në marrëveshjen e koalicionit LDK-PDK. Ajo thotë se ka qenë vetëm si vëzhguese ndërsa mohon të ketë qenë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.

Lajme
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jacobson thotë se nuk ka pasur asnjë ndikim dhe as që është përzier në formimin e koalicionit të ri qeveritar LDK-PDK.
Ajo shton se në këtë proces ka qenë vetëm si vëzhguese.
Në një intervistë për gazetën “Zëri”, ajo mohon të ketë qenë ndonjëherë kundër “Vetëvendosjes” në Qeveri.
“Asnjëherë nuk kam thënë se Vetëvendosja nuk duhet të jetë pjesë e Qeverisë. Njerëzit nganjëherë ma përshkruajnë një gjë të tillë, por kjo thjeshtë nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.
Sa i përket pritjeve për qeverisje të pakorruptuar, ajo bën thirrje që veçanërisht në sektorin e prokurimit publik, një fushë që edhe ajo e vlerëson si ndër më të korruptuarat, të dërgohen njerëz kredibilë.
Përmend faktin se ende ka kryetar komunash të dënuar për korrupsion që kanë mbetur në pozita të njëjta. Sa u përket të gjykuarve nga Gjykata Speciale, Jacobson thotë se edhe nëse janë pjesë e institucioneve, ata duhet t’i binden drejtësisë.
Ndërsa, për ekstremizmin fetar në Kosovë, ajo bëri me dije se ishte në qendër të vëmendjes së tyre gjatë vitit 2014 dhe se me prioritet do ta ketë edhe në vitin 2015.