Jacobson: Deri më tani gjithçka në rregull (video)

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka lavdëruar mënyrën se si kosovarët kanë votuar deri në orët e pasdites dhe shpreson për pjesëmarrje më të lartë deri në fund të ditës. Por ajo kërkon sjellje të përgjegjshme nga numëruesit e fletëvotimeve.

Lajme

08/06/2014 19:44

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka lavdëruar sot kosovarët për mënyrën se si i kanë bërë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pasi ka vizituar qendrën e votimit të vendosur në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë, Jacobson ka thënë për KALLXO.com se shpreson për një pjesëmarrje më të lartë, ndërkohë që ka porositur numëruesit e fletëvotimeve të kenë “sjellje të përgjegjshme”.

“Kemi udhëtuar anembanë vendit sot duke vizituar disa komuna. Deri më tani, gjithçka duket të jetë e qetë dhe në rregull, shumë njerëz po vijnë të votojnë”, tha Jacobson.

“Do të shohim si do të ecin gjërat, por deri tani do të thosha se është mjaft mirë. Shpresojmë të shohim më shumë pjesëmarrje si dhe duam të shohim gjithashtu edhe sjellje të përgjegjshme nga numëruesit”, tha Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson. (Gazeta JNK)