Jabllanoviq: S’jap dorëheqje, Kurti do rrëzimin e qeverisë e jo largimin tim

Ministri serb për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, ka thënë se as që është duke menduar për të dhënë dorëheqje, pasi sipas tij, nuk ka shkelur rregullat që vlejnë për ministrat e kabinetit pjesë e të cilit është edhe ai. 

Lajme

29/01/2015 19:00

Jabllanoviq në një intervistë të shkurtër për Veçernje Novosti, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk e ka për qëllim largimin e tij nga qeveria, por rrëzimin e saj, transmeton lajmi.net. 

Dhe kjo sipas tij, po bëhet pasi opozita shqiptare nuk po mundet që të vijë në pushtet përmes formave demokratike. 

Sa i përket Listës Serbe, Jabllanoviq, ka thënë se ajo asnjëherë nuk është shrytë nga Beogradi për ta destabilizuar Kosovën, pasi qëllimi tyre, sipas tij, është që të krijohet sa më shumë siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët. 

Ai ka thënë se për deklaratën e tij, për të cilën edhe po bëhen protestat, është sqaruar, por atë po e shfrytëzojnë ata që u duhet dhuna. 

Kurse për Trepçën, Jabllanoviq, ka thënë se zgjidhja për të është shumë e komplikuar, dhe është bërë mirë që marrja e vendimit është shtyrë, në mënyrë që shkohet qetë dhe sakt deri te opsionet që do merreshin për të. (lajmi.net)