Jabanxhinjtë të mos përzihen

Deputeti dhe Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, kërkon që të mos lejohen jabanxhinjtë përzihen në zgjedhjet lokale.

Lajme

10/10/2013 09:01

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është kundër dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por është kundër vizitave të zyrtarëve serbë, që nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kështu shprehet për ‘Epokën e Re’ deputeti dhe Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri.

“Më së miri do të ishte që askush të mos përzihet në zgjedhjet lokale, që mos të lejohen jabanxhinjtë të hyjnë brenda”.

Haziri thotë se zyrtarët e lartë serbë të Beogradit do të vijnë në Kosovë t’i bëjnë presion komunitetit serb për ta ruajtur partneritetin e qeverisjes së pakicës në Kosovë. Sipas tij, për këtë qëllim Kryeministri Thaçi do ta shfrytëzojë edhe ardhjen e Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Rexhep Taip Erdogan.

“Ata do të vijnë të punojnë me komunitetin serb për ta ruajtur partneritetin e qeverisjes së pakicës në Kosovë. Pritet që edhe Kryeministri turk Erdogan të vijë në Kosovë dhe ta rehatojë pakicën turke”, thotë Haziri për ‘Epokën e Re’.

“Kështu që, si duket krejt botën e ka ngritur në këmbë për të ardhur në Kosovë dhe për t’ia kryer punët në zgjedhjet lokale”.

“ Por, më së miri do të ishte që askush të mos përzihet në zgjedhjet lokale, pra mos të lejohen jabanxhinjtë të hyjnë brenda.