Vdes këmbësori i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një person ka vdekur në QKUK, pas aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë më 24 gusht, ku ishte përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin. “Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK,  kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut…

Lajme

25/08/2026 20:33

Një person ka vdekur në QKUK, pas aksidentit në rrugën Podujevë-Prishtinë më 24 gusht, ku ishte përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin.

“Sot, rreth orës 10:00, nga QKUK,  kemi pranuar informatën se këmbësori, i cili ishte lënduar në aksidentin e trafikut të ndodhur mbrëmë në rrugën Podujevë–Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Ndërsa, shoferi i makinës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Angazhimi menjëherë pas aksidentit dhe hetimet  intenzive të Hetuesve të  Njësitit të trafikut Rajonal,  kanë rezultuar me  identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar   (ngasësit të automjetit), i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar pas intervistimit me vendim rë prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.