Ja si të përgatisni një qiri natyral me mandarinë dhe vaj ulliri (Foto/Video)

Në vend që të hidhni lëkurën e mandarinave, mund ta përdorni për të bërë një qiri aromatik, shumë natyral.

Fun

09/12/2016 13:51

Prejeni lëkurën e mandarinës përgjysmë. Hiqini me kujdes dy gjysmat dhe ruajini.

Hidhni 2 lugë gjelle vaj ulliri në të dhe një fitil të vogël në mes, pastaj me gjysmën tjetër bëni disa forma yjesh.

Drita që i përshkon, sjell një atmosferë të këndshme Krishtlindjesh, por edhe një aromë shumë të mirë.

Ky qiri natyral do të zgjasë për gati gjysmë ore. Sigurohuni që ta keni vendosur në një vend të sigurt në dhomë.

Ndiqni Videon për më shumë detaje.

Mund të përdorni dhe lekurën e portokallit, limonit dhe qitros.

YouTube player