Ja si të bëni kifle të vogla ‘7 days’

Mësoni si të përgatitni kifle të vogla me çokollatë të njëjta si ato nga ‘7 days’.

Lifestyle

03/01/2015 20:05

Përbërësit:
3 vezë
3 lugë sheqer
200gr gjalpë
1 gotë qumësht
700gr miell për ëmbëlsira
1 lugë gjelle kfasac

Udhëzimet:
Për mbushje mund të përdorni Nutella ose sipas dëshirës mund të zgjedhni edhe ndonjë reçel të preferuar.

Një lugë sheqer e përzien me gjysmë gote ujë të vakët dhe një lugë gjelle kafasac dhe lihen për pesë minuta. Kjo përbërje përzihet me përbërësit tjerë dhe bëhet brumi.

Brumi lihet të vijë për rreth 1 orë. Pasi brumi është gati, e ndani ne topa dhe bëni rreth siç shihet edhe në foto. Shikojeni fotografinë!

Më pas fillojmë t’i bëjmë kiflet, pasi janë gati duhet t’i lëni që të vijnë edhe një orë tjetër. Ngrohim furrën në temp.180’c dhe i pjekim për 30min. Ju bëftë mirë!