Ja si po mbrohen nga Covid-19 punonjëset e seksit pas rihapjes

Punonjëset e seksit nga Bolivia po përgatiten për jetën në epokën e koronavirusit, duke përdorur pajisje të reja, përfshirë këtu doreza, shishe zbardhues dhe kostume transparente.

Fun

14/07/2020 18:44

‘Kostumet e biosigurisë’ për pjesën e poshtme të trupit janë midis një numri rekomandimesh në një manual të sigurisë koronavirus me 30 faqe, të hartuar nga Organizata e Punëtorëve të Natës në Bolivi (OTN), shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Grupi iu po bën presion autoriteteve që t’i heqin kufizimet ndaj biznesit gjatë ditës, të vendosura gjatë izolimit në kryeqytetin La Paz.

Lily Cortes, një përfaqësuese e sindikatës së punonjësve të seksit në Bolivi, thotë se disa mund të mos kenë mundësi tjetër përveç të punojnë në rrugë, nëse nuk arrijnë të punojnë në bordelot legjitime.

Një punëtore seksi, Antonieta, i tregoi Reuters fund të javës së kaluar sesi, në vend të kostumit transparent, maskës dhe një fustani të gjatë, ajo detyrohej nga pamundësia ekonomike të vendoste maskë letre, vizatim plastike, dhe doreza.

Ajo dha një demonstrim se si spërkat polin që ajo përdor për të kërcyer për klientët në bordellon që ajo operon me disa gra të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se, bazuar në provat aktuale, koronavirusi nuk mund të transmetohet seksualisht. Sidoqoftë, një shkallë e kontaktit të ngushtë është e pashmangshme. /Lajmi.net/