Ja si përgjigjet Biden kur pyetet se a është ai apo Trump më meritor për armëpushimin në Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi sonte se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh që do t’i jep fund luftimeve në Gaza. Marrëveshja u arrit pas 15 muajsh vuajtjesh, tha ai, dhe do të pasohet nga një valë ndihme humanitare për Gazën. “Unë po…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi sonte se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh që do t’i jep fund luftimeve në Gaza.
Marrëveshja u arrit pas 15 muajsh vuajtjesh, tha ai, dhe do të pasohet nga një valë ndihme humanitare për Gazën.
“Unë po njoftoj se një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh është arritur midis Izraelit dhe Hamasit. Lufta në Gaza do të ndalet dhe pengjet së shpejti do të kthehen në shtëpi te familjet e tyre”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja u arrit pas muajsh negociatash nga administrata Biden, vuri në dukje ai, duke falënderuar këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe zyrtarë të tjerë. Megjithatë, kushtet e marrëveshjes do të zbatohen kryesisht nga administrata e re Trump, tha presidenti në detyrë i SHBA-së.
Kur u pyet nga një gazetar nëse ai apo Trump meritonin më shumë merita për arritjen e marrëveshjes, Biden u përgjigj: “A po bëni shaka?”
Trump njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshja nuk do të ishte arritur nëse ai nuk do të ishte zgjedhur.
“Kjo marrëveshje legjendare armëpushimi ishte e mundur vetëm si rezultat i fitores sonë historike në nëntor, sepse i sinjalizoi të gjithë botës se administrata ime do të kërkonte paqe dhe do të negocionte marrëveshje për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë,” shkroi ai.
Biden nuk dha detaje përtej skicave të përgjithshme të marrëveshjes që tashmë dihen, por tregoi se ai beson se marrëveshja mund të vendosë themelet për një shtet të pavarur palestinez.
Në një deklaratë të veçantë, Shtëpia e Bardhë citoi Biden të ketë deklaruar se “sot, pas shumë muajsh diplomacie intensive nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, Izraeli dhe Hamasi arritën një armëpushim dhe një marrëveshje pengjesh”.
“Kjo marrëveshje do të ndalojë luftimet në Gaza, do të rrisë ndihmën humanitare shumë të nevojshme për civilët palestinezë dhe do të ribashkojë pengjet me familjet e tyre pas më shumë se 15 muajsh robëri”, thuhet në deklaratë.