Ja si mundet të luajë Chelsea nën urdhrat e Tuchel dhe disa transferimeve

Trajneri Thomas Tuchel thuhet se është i interesuar të marrë postin e Frank Lampardit si trajner i Chelseas.

Sport

05/01/2021 13:49

Tuchel u shkarkua nga PSG-ja shkaku i rezultateve negative, ndërsa duket se shumë shpejtë do bëhet me skuadër të re, përcjellë lajmi.net.

Chelsea është në formë dëshpëruese në nën urdhrat e Lampardit dhe ekziston mundësia që të shkarkohet.

Në rast se Tuchel është pasuesi, ky i fundit synon disa transferime si Kylian Mbappe, Mauro Icardi dhe Marco Verratti.

SunSport ka zbuluar se si mund të jetë formacioni i “Bluve” nën urdhrat e teknikut gjerman:

Mendy; James, Zouma, Silva, Chilwell; Kante, Verratti, Havertz; Mbappe, Werner, Icardi./Lajmi.net/