Ja sa penallti i ka humbur Ronaldo në La Liga
Cristiano Ronaldo javën që shkoi hyri në histori të La Ligas.

Sport
Portugezi u bë futbollisti me më së shumti gola të shënuara nga penalltia në histori të kampionatit spanjoll.
Me golin e shënuar ndaj Villarrealit, Ronaldo arriti në kuotën e 57 golave të shënuara nga penalltia, duke lënë pas Hugo Sanchezin me 56.
Deri më tani te Real Madridi në La Liga, Ronaldo ka ekzekutuar 66 penallti, duke shënuar 57, duke qenë i saktë në 89 për qind. Jo keq./Lajmi.net/