Ja sa milionë funte do t’i fitojë Ranieri, nëse Leicesteri shpallet kampion
Claudio Ranieri do t’i përfitonte 1.7 milionë funte, në rast se Leicesteri shpallet kampion.

Sport
Leicester City kryeson në Premierligë me 53 pikë, pas 25 xhirosh.
Ndërsa, në rast se e përfundon kampionatin në këtë pozitë, menaxheri i skuadrës, Claudio Ranieri, do t’i arkëtonte 1.7 milionë funte bonus.
Në bazë të kontratës së italianit me skuadrën angleze, ai do t’i përfitojë nga 100 mijë funte bonus, për çdo vend më lartë se pozita e 18, përcjell Lajmi.net.