Ja sa milionë dollarë u shit kjo pikturë e Moneti-t
Piktura “Tete de femme”, ku spanjolli Pikaso sjellë Marie-Thérèse Walter – muzën e tij të viteve 1930-të, sot është shitur për 25 milionë euro në Londër, në Sotheby.
ShowBiz
Në një ankand ku i shitën plot piktura, mes tyre edhe kjo e Pikasos e realizuar në mars të vitit 1935, u shit edhe “La leçon de piano” nga Henri Matisse,
“Le palas ducal vu de Saint-Georges Majeur” nga Moneti, kjo e fundit për 15 milionë dollarë.
Në pikturën e Pikasos, realizuar në një moshë goxha të re, shihen elementet që më vonë ai do ti fuste në platformën e tij të kubizmit në pikturë.
Pikaso njihet se ka përdorur ngjyra dhe imazhe që për kohën e tij ishin të panjohura. Ai për herë të parë u takua me Marie-Therese në Paris, kur ajo ishte 17 vjeçare dhe kësisoj e bëri muzën e tij.
Gjithsej 38-të piktura u shitën në këtë ankand. / KultPlus.com