Ja sa miliona do t’i humb skuadra e Man City nëse përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Së fundmi është raportuar  se skuadra angleze, Manchester City, mund të dënohet nga UEFA me mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Sport

16/05/2019 22:17

Rregullat e UEFA për çështjet financiare mund të japin një goditje të rëndë për skuadrën kampione të Premierligës, e cila mund ta humb kompeticionin më prestigjioz në botën e futbollit në Evropë.

Investiguesit e UEFA duan që dënimi i Manchester City të ketë të bëjë me përjashtimin nga LK, por kjo do të sillte edhe dëme të tjera për ‘Citizens’.

Raportimet nga mediet angleze bëjnë të ditur se skuadra e Pep Guardiolas mund të ketë deri në 86.95 milionë euro humbje nëse përjashtohen nga Liga e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Përkundër gjithë këtyre thashethemeve, ‘Citizens’ nuk po ndalin punët e tyre për merkaton, duke u interesuar për lojtarët si Rodri e Antoine Griezmann. /Lajmi.net/