Ja sa janë më të ‘dijshëm’ popujt e rajonit, në krahasim me kosovarët

Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm.

Lajme

06/12/2016 16:18

Në të kanë marrë pjesë disa vende të botës, përfshirë edhe shumicën e shteteve në rajon. Nga këto të fundit, më së miri qëndron Sllovenia me 513 pikë në shkencë, 505 në lexim dhe 510 në matematikë, derisa Serbia nuk ka marr pjesë fare.

Më poshtë qëndron Kroacia me 475 në shkencë, 487 në lexim dhe 464 në matematikë.

Greqia në radhë disa vende më poshtë ka performuar në testin PISA me 455 pikë në shkencë, 467 në lexim dhe 454 në matematikë.

Më keq se Greqia është Bullgaria me 446 pikë në shkencë, 432 në lexim dhe 441 në matematikë.

Shqipëria qëndron më mirë se Turqia në shkencë me 427 pikë, derisa ajo ka 425. Në lexim Shqipëria është renditur me 405 derisa Turqia me 428. Kjo e fundit është treguar më e mirë edhe në matematikë me 420 pikë derisa Shqipëria ka 413.

Malazezët kanë 411 pikë në shkencë, 427 në lexim dhe 418 në matematikë, derisa maqedonasit 384 pikë në shkencë, 352 në lexim dhe 371 në matematikë.

Kosova qëndron e fundit nga vendet e Ballkanit me këtë performancë: Shkencë 378, Lexim 347 dhe Matematikë 362. /lajmi.net

tr