Ja sa gola ka shënuar Ronaldo ndaj Atleticos

Cristiano Ronaldo ka një statistikë mjaft të mirë sa i përket golave të shënuara në takimet që ka zhvilluar kundër skuadrës së Atletico Madridit.

Sport

22/04/2015 18:48

Superylli i Realit, Cristiano Ronaldo, në karrierën e tij është përballur plotë 21 herë me skuadrën e Atletico Madridit.

Dhe, në këto 21 përballë, portugezi ka arritur të shënojë plotë 15 gola, që është një statistikë mjaft e mirë kundër një skuadre të fortë si Atletico.

Dhe, me Balen, Benzeman e Modricin të lënduar, të gjithë tifozët e Realit sot do t’i mbajnë sytë kah Ronaldos, nga i cili presin që të jetë shpëtimtari i Realit në përballjen ndaj Atleticos.