Ja pyetja e 12-vjeçares që vuri në vështirësi Vladimir Putinin
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka qenë sot i pranishëm në një emision televiziv, ku i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga publiku përmes telefonatave.

Bota
Një pyetje e bërë nga një vajzë 12-vjeçare ka vënë disi në vështirësi Shefin e Kremlinit, i cili u mendua disa sekonda dhe më pas dha një përgjigje.
“Vitin e kaluar thatë se po të shihnit Obamën duke u mbytur do ta shpëtonit. Po nëse do shihnit Obamën dhe Poroshenkon, kë do të shpëtonit të parin?”, ishte pyetja e vajzës.
“Pyetje e vështirë, por mund të them këtë: Nëse dikush dëshiron të mbytet, unë nuk mund ta shpëtoj”, tha Putin.
Presidenti rus shtoi se sidoqoftë Moska është e gatshme t’i ofrojë ndihmën e saj cilitdo që e dëshiron./shekulli