Ja pse vrapimi së bashku mund ta forcoj lidhjen tuaj

Nëse e keni frikë nga bisedat e thella me partnerin, atëherë mënyra më e lehtë t'i sqaroni problemet dhe t’i tejkaloni inatet është kjo.

Lifestyle

25/10/2020 14:06

Miranda Larbi, tregon nga eksperienca e vet se si ajo i zgjidhi problemet me partnerin e saj. “Kam provuar shpesh të bisedoj me të, por gjithherë përfundoja duke qarë nga inati që kisha” u shpreh ajo, shkruan “Metro”, transmeton lajmi.net.

“Por tani kjo më nuk po më ndodhë sepse ne bisedojmë gjatë gjithë kohës ndërsa vrapojmë. Ne e motivojmë njëri tjetrin të vazhdojmë, bëjmë shaka, bisedojmë më lehtë sesa kur vendosim që të bisedojmë një temë specifike”.

Edhe studimet tregojnë se ne lidhemi emocionalisht dhe fizikisht më shumë ndaj një personi kur e shohim të veshur thjeshtë, pa makijazh, të djersitur etj, sepse ndihemi më të lirë me ta, ndihemi vetvetja.

Ndjenja e rivalitetit gjatë vrapit, do të qoj në një lloj afërsie dhe mirëkuptimi.

“Gjatë vrapit, ne diskutojmë vazhdimisht. Ne vrapojmë të paktën një herë në javë, prandaj nuk është se kemi hapësirë që t’i shtypim emocionet tona duke mos biseduar për problemet që kemi, prandaj edhe zënkat janë shumë më të rralla”, tha Miranda.

Kur vraponi me dikë, ngadalë ju do të filloni të gjeni një ritëm të përbashkët të vrapit dhe do filloni të lëvizni më të sinkronizuar, gjë që do ju bëjë të kuptoni mënyrën se si funksionon mendja e tjetrit.

Sigurisht, të ushtroni së bashku nuk ndikon vetëm në biseda, por gjithashtu që ju të ndiheni më të shëndetshëm fizikisht dhe psiqikisht, pra kjo do ju bëjë më pozitiv si person mbi të gjitha. /Lajmi.net/