Ja pse nuk duhet të shmangni asesi marrëdhëniet seksuale

17:09 | 8 Dhjetor 2021

Ekspertët kanë zbuluar arsyet pse nuk duhet të refuzoni marrëdhëniet intime me partnerin/en tuaj.

Seksi është një zakon: kërkon përpjekje për t’i bërë gjërat argëtuese dhe të gjalla tha ekspertja Tracey Cox që zbuloi disa momente kur është mirë të kryeni marrëdhënie seksuale.

Ju jeni shumë i zënë

75 për qind e çifteve thonë se mungesa e kohës është problemi më i madh në jetën e tyre seksuale. Bëjeni zakon të bëni seks të shpejtë sa herë që mbërrin në shtëpi. Dërgojini njëri-tjetrit mesazhe seksi, lexoni një libër erotik ose dërgoni foto provokuese, të gjitha për t’ju mbajtur në humor për seks kur të ktheheni në shtëpi.

Keni menstruacione

Nuk ka nevojë të shmanget seksi gjatë menstruacioneve dhe shumë gra në këtë kohë gjejnë kulmin e dëshirës së tyre për seks. Në fakt, seksi ka më shumë përfitime.

Orgazmat mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale sepse kjo shkakton kontraktimin dhe relaksimin e mitrës. Ato gjithashtu nxisin prodhimin e endorfinës, kimikate që e zbehin dhimbjen dhe na bëjnë më të lumtur.

Dhimbje koke

Ka prova se migrena dhe dhimbjet e kokës mund të lehtësohen nga seksi për shkak të endorfinës, e cila është një qetësues natyral kundër dhimbjeve dhe orgazma shkakton lirimin e tyre. /Lajmi.net/