Ja pse DiCaprio dhe Bale nuk kanë pranuar rolin e Jobsit (Video)
Bashkëshortja e Steve Jobs vazhdimisht është mundur të bëjë që filmi të dështojë e të mos bëhet fare.

ShowBiz
Laurene Powell, bashkëshortja e të ndjerit Steve Job, ka bërë gjithçka që filmi për Jobs të mos realizohej.
Ajo ka telefonuar aktorët Leonardo DiCaprio e Christian Bale dhe i ka thënë të mos e bëjnë filmin, kur ata janë caktuar për rolin e Jobs, transmeton lajmi.net, ndërsa ajo ka folur edhe me studiot më të mëdha në Hollywood për t’i thënë të mos pranojnë të financojnë filmin.
Këtë gjë e zbulon vetë skenaristi Aaron Sorkin, i cili gjithashtu tregon se as Laurene, as Tim Cook e askush nga Apple nuk kanë ndihmuar aspak për krijimin e këtij filmi.
Filmi ‘Steve Jobs’ këtë fundjavë do fillojë të shfaqet në kinematë botërore ndërsa në rolin e ish-menaxherit të Apple është aktori Michael Fassbender./Lajmi.net
