Ja përse neurologët po rekomandojnë që të vizitoni plazhin rregullisht

Përveç se shëron sëmundjet, deti ndihmon edhe në aspektin psikologjik të njerëz.

Lifestyle

11/07/2019 13:44

Në një studim të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Mjedisore, autori J. Aaron Hipp, Ph.D., ekspert i shëndetit mjedisor dhe asistent profesor në Shkollën Brown, vuri në dukje mjedisin restaurues të plazhit, transmeton lajmi.net.

“Studimet kanë treguar se mjediset natyrore si plazhet dhe parqet ujore ofrojnë përfitime më të dobishme për njerëzit sesa palestra, vende argëtimi dhe mjedisi i ndërtuar urban”, tha Hipp.

“Ditët me temperatura mesatare dhe valët e ulëta ofrojnë rigjenerim shëndetësorë, kur vizitojnë plazhin”, tha ai.

Sipas Klinikës Mayo, 10 minuta ekspozimi ndaj diellit mund të na japë dozën tonë të përditshme të vitaminës D.

Uji i detit përmban nivele të larta të mineraleve të ndryshme – përfshirë magnezin, kaliumin dhe jodin – të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksionit, të ofrojnë efekte terapeutike dhe potencialisht të ndihmojnë trupin të shërohet plotësisht.

Gjithashtu, noti siguron stërvitje të shkëlqyeshme fizike, duke futur një shumicë të muskujve, veçanërisht pasi uji siguron rezistencë. /Lajmi.net/