Ja në cilin serial turk do ta shohim shumë shpejt Nik Xhelilajn

Karriera e tij në shtetin turk duket se po shkon më së miri.

ShowBiz

08/06/2017 23:30

Nik Xhelilaj, aktori simpatik shqiptar prej vitesh ka lënë Shqipërinë për të provuar fatin si aktor përtej kufijve dhe deri tani karriera e tij po sheh vetëm shkëlqim.

Pasi ka realizuar disa projekte atje, së fundmi Xhelilaj është bërë pjesë  e një projekti të ri. Bëhet fjalë për një serial turk që pritet të fillojë transmetimet shumë shpejt.

Seriali quhet ‘Dolunay’ dhe Niku do të ketë rolin kryesor.

Nuk e dimë nëse do të transmetohet edhe në Shqipëri kjo telenovelë, por duke patur parasysh suksesin që kanë patur serialet turke kohët e fundit në Shqipëri, mundësia që edhe Niku të vijë nëpërmjet ekranit duke aktruar në turqisht është e madhe.