Ja lista e këngëtarëve natën e parë dhe të dytë në Kënga Magjike 2015
Nesër mbahet gjysmëfinalja e parë e festivalit Kënga Magjike 2015.

ShowBiz
Kënga Magjike 2015 ka filluar të prezantojë këngët konkuruese para dy muajsh. Në gjysmëfinale këtë vit janë 45 këngë të cilat ndahen në dy grupe, natën e parë dhe të dytë.
Dy këngët më të klikuara këtë vit ajo e Florit dhe Stines, janë ndarë njëra natën e parë dhe tjetra në të dytën.
Gjysmëfinlaja e parë mbahet nesër me datë 3, ndërsa e dyta të premten me 4 dhjetor.
Në finale arrijnë të kualifikohen 21 këngët më të votuara nga kolegët të cilët si zakonisht votojnë për njëri-tjetrin. Ndryshe nga herët tjera këngëtarët sivjet do të këndojnë live.
Finalja e madhe mbahet të shtunën me 5 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe pritet të jetë një natë magjike./lajmi.net
Më poshtë keni listat e dy netëve gjysmëfinale.