Ja Lamborghini që kushton vetëm 5 euro, por askush nuk dëshiron që ta blejë (Foto)
Në Louisiana të Shteteve të Bashkuara, është vënë në shitje për pesë euro një Lamborghini Huracane i djegur krejtësisht.
Auto & Tek
Nuk dihet se kush do të ishte i interesuar të blinte një makinë të djegur, por besohet se mund t’i hynte në punë hulumtuesve të automobilave, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk ka pasur të interesuar për mbetjet e super-veturës që dikur kushtonte rreth 200 mijë euro.
“Është Lamborghini më i lirë që mund të blini ndonjëherë”, është një koment lidhur me rastin.