Ja kush po i mungon Realit (Foto)
Real Madridi është duke kaluar në një formë shumë të dobët në ndeshjet e fundit, ndërsa padyshim që treshja Ramos, Modric dhe James po i mungojnë shumë kësaj skuadre.

Sport
Treshja e lënduar, Sergio Ramos, Luka Modric dhe James Rodriguez padyshim që po i mungojnë shumë skuadrës së Real Madridit.
Los Blancos janë duke kaluar në një formë shumë të keqe në ndeshjet e fundit, ndërsa një gjë e tillë u vërtetua dhe me humbjen e sotme kundër Athletic Bilbaos.
Ancelotti nuk ka shumë zgjidhje për formacion, dhe kështu nuk ka bërë rotacione, që ka rezultuar një gjë e dështuar.
Sidoqoftë, me rikthimin e Ramosit, Modricit dhe Jamesit në skuadër, gjërat mund të ndryshojnë te Los Blancos.